Lutfi Haziri, bëje të dielën pushim për sektorin privat, leji punët e Prishtinës e merru me punët e Gjilanit. Pse komunarët e Gjilanit po i pengon miratimi rregullores, e cila do të mundësonte që e diela të jetë ditë pushimi për sektorin privat, dhe pse po e prolongojnë këtë çështje herë në atë seancë herë në këtë seancë. Fuqia punëtore në Kosovë u shkel tej mase nga firmat private, duke ja bërë jetën të padurueshme klasës punëtore. Por ç‘ti bësh kur gjendja e rëndë ekonomike bënë që punëtorët të durojnë dhe të punojnë edhe pa asnjë ditë pushimi. Komuna e Gjilanit është një nga komunat më të pazhvilluara në nivel vendi.
Është një komunë ku pak u punua nga nga niveli lokal, e akoma më pak nga niveli qendror, ku për pasojë një pjesë e madhe e të rinjve ikën në Perëndim, ndërsa një pjesë tjetër janë në pritje për termine, edhe ata për të ikur në Perëndim.
Normal, një zot shtëpie, në këtë rast kryetar,i do të duhej të krijonte një strategji për mbajtjen dhe ruajtjen e fuqisë punëtore dhe asaj inelektuale, e jo të heshtë sikurse ka bërë deri më tani. Duket se ekziston një pakt i heshtur I pushtetarëve që ta zbrazin Kosovën dhe të mbeten në të vetëm të pasurit (shumë prej tyre janë pushtetarët apo njerëzit e lidhur me pushtetin).
Është më të vërtetë e turpshme që edhe më tutje të mos miratohet ligji që e diela të jetë ditë pushimi për të gjithë. Ju lutem shikone gjendjen e mjerueshme të punëtorëve që punojnë në sektorin privat, të cilët e kanë vetëm një ditë pushimi në javë ose edhe asnjë, siç është rasti i atyre që punojnë në furra apo në kompani taksie.
Kryetar, leje Brukselin, merru me Gjilanin e bëji ligjet në favor të qytetarit tuaj. Leje Mr. Binin e merru me punët që ju takojnë, sepse nuk kemi kohë t’ju presim që t’I përfundoni aventurat tuaja politike.
Kushtrim Kadriu Kryetar i Lëvizjës Vatra