Lutfi Haziri me numrin 5 në listën e LDK-së, ka thënë se besimin e qytetarëve do ta kthejë me punë të hajrit dhe dashni për Gjilanin dhe Anamoravën, duke kërkuar mbështetje të fuqishme për rikthimin e kujdesit institucional dhe realizimin e projekteve zhvillimore për këtë rajon.
Statusi i plote:
Besimin tuaj, do t’ua kthejmë me punë të hajrit e dashni për Gjilanin dhe Anamoravën!
Të dashur qytetarë,
Sot më shumë se kurrë, kërkoj që t’i bashkangjiteni thirrjes sonë të madhe për ndryshimin e kësaj gjendjeje në Gjilan, Anamoravë e në Kosovë.
Na jepni mbështetje, na jepni zemër dhe ne do të kujdesemi për projektet zhvillimore të kësaj pjesë të juglindjes, veçanërisht për përfundimin sa më të shpejt të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, që qeveria e në largim e shndërroi në autolloç.
Na duhet përkrahje në formë plebishitare për rikthimin e madh të LDK-së e për kthimin e kujdesit për Gjilanin dhe Anamoravën në Kuvendin e Republikës.
Prandaj, u kërkoj me sinqeritetin më të madh grave e burrave, të rinjve e të rejave, arsimtarëve, mjekëve, inxhinierëve, sportistëve, njerëzve të kulturës, bujqve, fermerëve e prodhuesve, që t’i bashkangjiteni kauzës sonë për t’ia kthyer dinjitetin qytetit të kryengritësve më të mëdhenj për lirinë e shqiptarëve.
Lista jonë në Gjilan është lista më përfaqësuese, është listë me të cilën ju do të krenoheni që i keni dhënë besimin për t’i artikuluar në mënyrën më të mirë kërkesat tuaja në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Besimin tuaj, do t’ua kthejmë veç me dashni e punë të hajrit për Gjilanin!
Zgjedhni shpresën. Zgjedhni LDK-në!

