By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Lutfi Haziri bind punëtorët e “EcoHigjienës” që ta ndërpesin grevën
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Lutfi Haziri bind punëtorët e “EcoHigjienës” që ta ndërpesin grevën

Përditësimi i fundit: November 21, 2016 7:43 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjilan, 20 nëntor 2016 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas dy takimeve të ndara me këshillin e punëtorëve të kompanisë “Ecohigjiena” dhe përfaqësuesin e aksionarit austriak, ka arritur t’i bind ata që ta ndërpresin grevën.

- Advertisement -

“Pas dy takimeve të sotme me këshillin e punëtorëve të kompanisë “Ecohigjiena” dhe me menaxhmentin në detyrë, me autorizime të z. Christian Moser, kemi arritur që të ndërpritet greva, sipas marrëveshjes që Komuna në këtë rast është edhe aksionare, por edhe lehtësuese në bisedime mes menaxhmentit dhe këshillit të punëtorëve. Ne i japim garancion të plotë këshillit të punëtorëve që asnjë masë sanksionuese nuk mund të merret për shkak të grevës”, ka thënë Haziri, pas takimit në orët e pasdites me këshillin e punëtorëve.

“Gjatë javës që po hyjmë, jemi marrë vesh në parim që të zgjidhet një drejtor sipas konkursit publik, i cili ka mundësi dhe kapacitete të punojë me ndërmarrjen dhe jemi marrë vesh që të rishikohet kontrata mes “Moser Group” dhe Komunës së Gjilanit, e cila duhet të definohet qartë sa i përket investimeve që po mungojnë dhe sa i përket obligimeve të dyanshme, edhe të investitorit austriak edhe të Komunës. Deri tash ne nuk kemi asnjë lloj progresi, është viti i katërt që kjo marrëveshje është në fuqi, ndërsa është viti i tretë që unë nga afër kam punur t’i zgjidhim këto çështje”, ka shtuar Haziri.

Ai tha se deri tek protestat e punëtorëve, ndërmarrja “EcoHigjiena” është njohur si më e mira në Republikë.

“Deri tek protestat e punëtorëve, ndërmarrja EcoHigjiena është njohur si më e mira në Republikë, falë punës së palodhshme dhe angazhimit të këtyre njerëzve. Punëtorët i kanë të drejtat e tyre, kanë nevojë që të ketë investime, paga më të mira, e standard më të mirë. Qëllimi i partneritetit nuk është vetëm pastërtia e qytetit, por në radhë të parë të drejtat e punëtorëve”, ka përfunduar kryetari Haziri.

Përfaqësuesi i këshillit të punëtorëve të “Ecohigjienës, Refik Bajraliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen dhe garancionin që asnjë punëtori nuk do t’i ndërpritet marrëdhënia e punës.

“Nesër do të fillojmë punën në ora 5 të mëngjesit. Ne i qëndrojmë pas zotimeve të kryetarit Haziri dhe i besojmë”, tha Bajraliu.

Ndërkohë, gjatë ditës, pas takimit me përfaqësuesin e “Moser Group”, kryetari Haziri ka kërkuar nga partitë politike që të mos e politizojnë këtë çështje.

“Kemi kërkuar nga të gjitha palët që të jenë të arsyeshëm, të durueshëm në përballimin e gjendjes, sikur që kemi kërkuar nga partitë politike që të mos e politizojnë dhe të mos ndërhyjnë në çështjet që bordi i “Ecohigjienës” do t’i zgjidhë në ndërkohë dhe shpesoj shumë që po shkojmë parimisht drejt një rishikimi të plotë të obligimeve në kontratë në mënyrë që të rishikohet dhe të implementohen të gjitha ato pjesë”, ka thënë Haziri.

Nga ana e tij, Gerhard Dummer, ka deklaruar se qëllimi i takimit të sotëm është që të normalizohet gjendja në kompaninë “Ecohigjiena” dhe të gjendet një zgjidhje e kënaqshme për të dyja palët. ​

Me këtë projekt, stadiumi i Gjilanit ngjason me stacion autobusësh, jo me tempull sportiv
Shqetësuese situata epidemiologjike në Gjilan, më shumë se 50% e rasteve të testuara dalin pozitive në COVID
Mbi 10 persona në vetizolim në Gjilan për shkak të kontaktit me të infektuarin më të ri
Ndizen dritat në Sheshin “Metush Krasniqi” në Kamenicë
Kandidatja për Kryetare të Gjilanit, Leonora Bunjaku: Arsimin e dërmuar, do ta ndryshojmë
Artikulli i mëparshëm Lutfi Haziri: Rruga Gjilan-Bujanoc po bëhet sipas standardeve europiane
Artikulli tjetër Haziri: Po të ishte gjallë shkencëtari Xhavit Ahmeti, Kosova do të ishte ndryshe

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.