Në takimin e kryesuar nga kryetari Lutfi Haziri, i mbajtur sot me emergjencat civile, ështe konfirmuar një gjendje e qetë dhe pa raste të reja të infektimit, derisa është konfirmuar gjendje stabile e pacientëve dhe njëkohësisht raste të shëruara.
“Me ekipin e gjerë të profesionistëve të fushave të ndryshme sot kemi konfirmimin që është një gjendje e qetë në këto ditët e fundit. Mostrat e marra deri tani në kontaktet e të infektuarve të fundit, kanë mbyllur qarkun e mundshëm të infeksionit. Presim që gjendja të jetë vazhdimisht në përmirësim dhe deri tani kemi 49 raste të shëruara plotësisht, 32 raste janë në vetizolim nën mbykëqyrjen e rregullt të emergjencave civile dhe ekipeve mjekësore, por fatkeqësisht kemi dy raste të vdekjes në këtë përballje prej 69 ditëshe”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri në adresimin para mediave.
Ai, gjithashtu, ka konfirmuar masat lehtësuese në fazën e dytë që domimant është sektori i gastronomisë, që mund të funksionoj këto ditë vetëm përmes shërbimit ‘Take away’ mere me vete.
“Në këtë fazë, është një numër i madh i restoranteve ka filluar punën me shërbimin ‘take away’, por një pjesë e tyre kanë nisur keqpërdorimin e kësaj mase lehtësuese. Nuk lejohet qëndrimi në lokale, në oborr, sheshe para lokaleve dhe ulja në ristorante. Inspekcioni komunal do të bëj njoftimin e të gjithë operuesve, sikur që edhe do të shqiptoj masat ligjore në këtë fazë të parandalimit të pandemisë”, ka potencuar ai në fjalën e tij.
Kryetari Haziri ka apeluar se masat mbrojtëse të pandemisë duhet të respektohen strikt, sepse mund të rrezikohet kthimi i infeksionit dhe burimit të pestë, i cili do të jetë i dhimbshëm pastaj dhe i papranueshëm.
Përndryshe, sot është marrë një numër i madh i mostrave, për të cilën është konfirmuar nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, për rezultatet e të cilave qytetarët e Gjilanit do të njoftohe me kohë.