Lutfi Haziri, kandidati që bart numrin 4 në listën e LDK-së, falënderoi për mbështetjen dhe theksoi se lagjja e Dardania II është një shembull i fuqishëm i angazhimit për liri, pavarësi dhe demokraci.
Haziri ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në Manifestimin e Madh Politik, që do të mbahet nesër në sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”.
Statusi i plotë:
Pas tërmetit politik ditë më parë, sonte Dardania II organizoi tubim madhështor për ta rikonfirmuar se DASHNIA PO E SHPËTON GJILANIN.
Kjo lagje e rezistencës, ky vend i veprimtarëve të mëdhenj për liri, pavarësi e demokraci, është shembulli më i mirë se si duhet të punohet për Gjilanin e atdheun.
Ju falënderoj deri në përulje për këtë përkrahje madhështore ndaj meje dhe LDK-së.
Ju ftojmë të merrni pjesë masivisht nesër në Manifestimin e Madh Politik, në sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, në orën 18:00.
Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!!