Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, mbylli ditën e djeshme me një takim spontan dhe të veçantë me banorët e lagjes Arbëria në Gjilan.
Haziri, i cili garon me numrin 4, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e qytetarëve dhe theksoi se dashuria dhe besimi i tyre janë forca që po e shpëtojnë Gjilanin.
“Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj,” shkroi ai, duke riafirmuar angazhimin e tij për qytetin dhe qytetarët.