Komuna e Gjilanit e ka marrë me shqetësim lajmin për therrjen me thikë të një pjestari të komunitetit serb në Cernicë, nga ana e një 20-vjeçari.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, në emër të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e ka dënuar këtë akt i cili është rast i izoluar dhe nuk e prish në asnjë mënyrë bashkëjetesen e tolerancën ndëretnike.
Haziri e ka deleguar nënkryetarin e Komunës, Arbër Ismajli me ekipin e tij, të cilët e kanë vizituar sot familjen e viktimës, duke thënë se Komuna do t’i qëndrojë afër kësaj familje.
Ndryshe, Komuna e Gjilanit është vlerësuar si shembulli i mirë i tolerances, bashkëjetesës dhe kultivimit të dialogut ndërfetar e ndëretnik, në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.