Ish-kryetari i Gjilanit dhe njëherësh nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë në manifestimin përkujtimor në Bresalc, kushtuar heroit Ibrahim Uruqi – Hushit.
Haziri ka vlerësuar lart figurën dhe veprën e tij, duke theksuar se dëshmorët kanë vetëm ditëlindje, ndërsa kujtimi dhe amaneti i tyre vazhdojnë të jetojnë ndër breza.
Statusi i plotë:
Dëshmorët kanë vetëm ditëlindje.
Bresalci e Anamorava nderojnë Hushin, kryengritësin dhe luftëtarin e lirisë.
Ibrahim Uruqi bëri histori. Emri i tij është në shkollë, libra, këngë dhe, nga ky vit, edhe në turnirin më madhështor të futsallit.
Vepra e kryengritësit politik e ushtarak bën roje në lirinë e Kosovës, por amaneti i tij vazhdon për bashkimin e shqiptarëve.
Imrani ka rritur e edukuar Albulenën dhe Endritin, që po i japin Republikës dije e mbrojtje. Albulena e Zeka po rrisin Marën e Anën, ndërsa Endriti ka Kianin, që së bashku po i rrisin mbesën e nipin me tregimet e gjyshit Hero!
Këshilli organizativ i Bresalcit meriton një falënderim për këtë manifestim përkujtimor të veçantë.

