Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me arrestimin e avokatit, Besnik Berisha, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haziri ka thënë se është e papranueshme dhe skandaloze përndjekja që po ia bën regjimi i Kurtit avokatit Berisha.
“Është e papranueshme dhe skandaloze përndjekja që po ia bën regjimi i Kurtit avokatit, ndër më të mirët në Kosovë, Besnik Berisha. Pasiguria juridike është e tmerrshme në një vend ku edhe vetë avokati përballet me ndalim për qëllime të paraburgosjes. Për çka, do pyesni, për asgjë, do të themi!”, shkroi ai.