Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, sot ka prezantuar projektin e dytë i cili është rinovimi i Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” me vlerë 2.3 milionë euro shkruan Radio Star.
Reagimi i menjëhershëm ka qenë i ish-kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se Alban Hyseni i ka degraduar projektet si Stadiumin Qytetit dhe projektin e Palestres Sportive në Zhegër, tani në çdo vikend bënë komedi përmes rrjeteve sociale.
Shkrimi i plotë:
Pas projektit të “Qendrës Kulturore” kundërligjshëm dhe në pronë të sportistëve, sot Administratori i Gjilanit paska paraqitur nje projekt të ri për Palestren e Sporteve në Gjilan. Ky qe i ka degraduar projektet ekzistuese e të nisura si projektin e Stadiumit të Qytetit dhe projektin e Palestres Sportive në Zhegër, e paska zgjedhur këtë ditë vikendi për të bërë një komedi përmes rrjeteve sociale për qytetarët e Gjilanit.
7 javë, 7 dështime, 7 ofendime për gjilanasit!