Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një statusi në facebook ka folur për emrin e ri të presidentit ka thënë se do të kalojë përmes zyrave të LDK-së.
Haziri ka shkruar se tani nuk është koha për vendosje të kushteve, por për dialog.
Shkrimi i plotë:
“Nuk është kohë e ultimatumeve. As e kushtëzimeve. Koha për dialog të brendshëm për Presidentin, me konstruktivitet. Emri i presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së!”.
Partitë e koalicionit deri më tani janë prononcuar se nuk do të votojnë kandidatin e njërës apo tjetrës parti.