Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, me numrin 4, ka vizituar fabrikën e vajit “Floil” në Gjilan, një brend unik Made in Kosova dhe krenari për qytetin.
Gjatë vizitës, Haziri ka përgëzuar drejtuesit e fabrikës për sukseset në tregun vendor dhe për eksportin e produkteve të tyre në vendet e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar si një histori të vërtetë suksesi.
Ai ka theksuar se prodhuesit vendorë janë çelësi i një ekonomie të zhvilluar dhe ka premtuar mbështetje të fuqishme nga shteti, përmes programit “Rruga e Re”, për t’i ndihmuar ata në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në arritjen e rezultateve edhe më të mëdha.
Statusi i plotë:
Fabrika për prodhimin e vajit “Floil”, brendi unik Made in Kosova, është krenaria e Gjilanit.
I përgëzova për sukseset e mëdha në tregun vendor dhe për eksportin në shtetet e BE-së, duke qenë storie suksesi prej prodhuesi.
Prodhuesit vendorë janë çelësi për një ekonomi të zhvilluar, prandaj në kuadër të programit “Rruga e Re”, do ta kenë mbështetjen e fuqishme të shtetit, pêr operim sa më të suksesshëm e për krijim të vendeve të reja të punës.
Dashnia po shpëton Gjilanin, Anamoravën e Kosovën, me ndryshimin e madh që po vjen!