Lutfi Haziri, kandidat për deputet nga LDK me numër 5, ka shprehur mirënjohjen e tij për bizneset gjilanase të profileve të ndryshme, duke vlerësuar rolin e tyre si partnerë kyç në zhvillimin ekonomik të Gjilanit dhe Anamoravës, me fokus të veçantë në forcimin e sektorit privat dhe krijimin e një klime më të favorshme për bizneset.
Faleminderit biznesve të profileve të ndryshme që i keni dhënë brend Gjilanit, përfshirë edhe përpunuesit e arit dhe argjendit.
LDK bizneset i sheh partnerë në zhvillim të qytetit, ku do të zbatohet modeli i partneritetit publik-privat dhe i koncesionit, për ta ndërtuar bashkë Gjilanin e Anamoravën.
Po ashtu, Gjilani e ruan partneritetin social edhe me sindikata, por në qendër është sektori privat.
Programi i LDK-së për Gjilanin, i hartuar nga një grup prej 15 ekspertëve më të mirë “Gj15”, synon të krijojë një ambient më të favorshëm për bizneset përmes lehtësirave fiskale, eliminimit të barrierave burokratike dhe mbështetjes për sipërmarrësit lokalë.
Besojmë fuqishëm se sektori privat është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik dhe se Gjilani ka potencial të madh për të krijuar një klimë biznesi më konkurruese.

