Kryetari i Degës së LDK-së, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar takime të ndara me strukturat zgjedhore dhe listën fituese të LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit.
Kryetari Haziri ka falënderuar strukturat e LDK-së për angazhimin e madh gjatë fushatës zgjedhore, sikurse edhe qytetarët e Gjilanit për mbështetjen e madhe ndaj tij dhe listës së LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit.
“Falemnderit strukturave të LDK-së, përfshirë mijëra aktivistë e veprimtarë të LDK-së për angazhimin dhe mobilizimin e paparë ndonjëherë ndaj meje dhe listës fituese të LDK-së. Falemnderit nga zemra të gjithë atyre që votuan për rikthimin e madh të LDK-së, si forcë e parë politike në Gjilan me mbi 39 për qind të votave, që përkthehet me 14 ulëse në Kuvendin Komunal. Me besimin dhe mbështetjen tuaj, do të triumfojmë në mënyrë plebishitare më 14 nëntor. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.