Ish-kryetari i Gjilanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve, duke shprehur mirënjohje për qytetarët që e kanë mbështetur gjatë fushatës.
Në një postim, ai theksoi se në Gjilan ka nisur rruga drejt rikthimit të madh të LDK-së dhe se angazhimi për të ardhmen do të vazhdojë deri në vjeshtë.
Haziri u shpreh se pret me interes shpalljen e deputetëve të zgjedhur dhe premtoi se do të vazhdojë të punojë për qytetarët, duke theksuar se dashuria për Gjilanin mbetet e pakushtëzuar.
Statusi i plotë:
Bashkëvendas të dashur,
Ju falënderoj pafund që ishit pjesë e fushatës elektorale në Gjilan, që erdhët në manifestime për ta dëgjuar programin e për t’i dhënë LDK-së dashni.
Jemi krenarë që së bashku tashmë në Gjilan kemi filluar rrugën tonë për rikthimin e madh të LDK-së.
Ky është veç fillimi i këtij procesi e na pret shumë punë e angazhim bashkë deri në vjeshtë, për t’i dhënë Gjilanit formë, besim, shpresë e dashni.
Presim zbardhjen e emrave të deputetëve që do ta na përfaqësojnë dhe zotohemi që me punë t’ua kthejmë dashninë tuaj.
Asgjë nuk ndryshon tek ne sepse Gjilanin e duam pa kusht.
Do të mbetem gjithmonë, Luta Juaj!