Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri, ka shprehur falënderimin e tij të thellë për përkrahjen masive që ka marrë nga Pogragja në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai theksoi se ky besim i dhënë do të shndërrohet në një përgjegjësi të madhe për të punuar me përkushtim dhe për të sjellë ndryshime pozitive për këtë fshat dhe gjithë qytetarët e rajonit.
Statusi i plotë:
Jam i impresionuar dhe falënderues për këtë përkrahje rekorde të Pogragjës me terrenin për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Këtë besim do ta përkethjmë me përgjegjësi edhe të madhe në punë.
Kontributi i pogragjasve për Fshatin Model, veçanërisht i bashkatdhetarëve përmes shoqatës së tyre, ka qenë i jashtëzakonshëm. Është e dhimbshme që sot e katër vite janë përjashtuar nga interesimi dhe kujdesi në investime nga Komuna dhe qeveria qendrore.
Por, ndryshimi po vjen për të mirën e këtij fshati me terrenin dhe për të gjithë qytetarët. LDK është e madhe. Ju faleminderit deri në përulje për këtë besim. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!