Të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe bashkatdhetarëve kudo që janë ua uroj 10-vjetorin e pavarësisë. Në shenjë respekti për heronjtë, dëshmorët e martirët i nderojmë ata dhe familjet e tyre. Sot jam këtu me Vanesa Dubovën, e cila ka lindur 10 vite më herët po në këtë datë dhe uroj që bashkëmoshatët e saj dhe të gjithë fëmijët e komunës sonë dhe të Republikës sonë të jetojnë më mirë në një Kosovë më të zhvilluar dhe me mundësi më të mëdha!
#Kosova10
Sot gjatë ditës Kryetari Haziri ka zbuluar një pllakë tek Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan. Më tutje ai tha : Në objektin e Këshillit të Bashkësisë Islame, bashkë me kryetarin Naim Aliu, e zbuluam pllakën në shenjë falënderimi për organizimin e rezistencës gjatë viteve 90-ta aty.
Në radhë të parë, kjo shtëpi ka shërbyer për rezistencë të hapur kundër regjimit dhe vatër e organizimit në vitet më të rënda për shqiptarët e Kosovës. E kemi pasur shtëpi pune, shtëpi mbrojtjeje dhe shtëpi organizimi
Është njëra nga objektet që së bashku hoxhollarët, imamët dhe udhëheqësit e kohës, pa u ndar në emër të Zotit dhe Atdheut dhe duke zbatuar mesazhet e mëdha të Mulla Idriz Gjilanit, Efendi Semaxhaj, hoxhë Masuricës e hoxhollarëve të mëdhenjë që kjo nahi i ka dhënë, kemi vepruar dhe organizuar jetën tonë.