Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri (nr. 4), ka vazhduar takimet me qytetarët e Gjilanit, ku është pritur me mbështetje të madhe nga banorët e lagjeve “Fidanishtja” dhe “Iliria”.
Ai theksoi se përkrahja masive është dëshmi e besimit në LDK dhe vizionin e saj për zhvillimin e komunës dhe të gjithë rajonit të Anamoravës.
“Bashkë me kandidatët e LDK-së, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje, do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore të Gjilanit dhe Anamoravës,” u shpreh Haziri, duke siguruar qytetarët se përkushtimi i tij dhe i ekipit të LDK-së do të sjellë ndryshime konkrete për komunitetin.
Statusi i plotë:
Edhe “Fidanishtja”, e “Iliria” , si çdo lagje e vendbanim i Gjilanit, na pritën ngrohtësisht e masivisht..
Bashkë me kandidatët e LDK-së, në krye me Lumir Abdhixhikun, kryeministrin në ardhje, do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore të Gjilanit e Anamoravës.
Ju falënderoj deri në përulje për mbështetjen ndaj meje dhe listës së LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 juaj!.