Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka komentuar duelin ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, derisa ka uruar dy klubet për fair playn e treguar.
Për më tepër i pari i Gjilanit ka theksuar se derbi do të jetë edhe më fantastike kur të përfundojë rindërtimi i stadiumit, derisa i ka përshëndetur të gjithë në fund nga kryeqendra e sportit.
Gjilani-Drita, cka me thanë? Lojë e mirë, rivalitet i jashtëzakonshëm në fushë, me tifozeri të jashtëzakonshme. Urime dyja klubeve për fair play dhe faleminderit Skifterave dhe Intelektualëve për atmosferën impozante. Derbi do të duket edhe më fantastik kur ta përfundojmë rindërtimin e stadiumit. Përshëndetje nga kryeqendra e sportit!