Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryesuesin e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Sherif Fejzullahu dhe kyenspektorin sanitar të Kosovës, Ibrahim Tershnjaku.
Kryetari Haziri ka deklaruar në takim se Komuna është e interesuar që të intensifikojnë bashkëpunimin me këto dy institucione, në të mirë të mbrojtjes së konsumatorit.
Haziri ua ka konfirmuar të pranishmëve se ditë më para, Komuna e Gjilanit ka formuar një Task Forcë për mbrojtjen e konsumatorit, e cila do të bëjë kontrollë të rreptë të të gjitha produkteve dhe të gjitha llojet e mishit.
“Megjithatë, lajmi i mirë është se në Gjilan industria e mishit po zhvillohet shumë dhe deri tash nuk ka pasur ndonjë problem që e kemi hasur në nivel të Kosovës sa i përket ekspozimit tw mishit me afat tw skaduar”, tha Haziri.
Nga ana tjetër, kryesuesi i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Sherif Fejzullahu dhe kyenspektori sanitar i Kosovës, Ibrahim Tershnjaku, kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim në aspektin e mbrotjes së konsumatorit.