Sonte është hapur zyrtarisht fushata zgjedhore, ndërsa në Gjilan është dhënë mesazhi i parë i mobilizimit politik.
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka theksuar se qytetarët e Gjilanit kanë zgjedhur shpresën dhe besën, duke i dhënë mbështetje të plotë LDK-së dhe vizionit të saj për ndryshim, zhvillim dhe ruajtje të vlerave republikane.
Statusi i plote:
Sonte Gjilani e zgjodhi shpresën dhe besën, duke ia dhënë krejt dashninë LDK-së.
Sonte filluam zyrtarisht fushatën elektorale, u bëmë bashkë për ta shkaktuar ndryshimin e madh, pasi gjilanasit nuk pranojnë të ecin nëpër terr politik dhe të jetojnë në gropën politike.
Ne, besimtarët e Rugovës e gardianët e Republikës, e mbajtëm fjalën e dhënë. Nuk u bashkuam me qeverisjen e keqe, me ata që e kanë polarizuar skenën politike dhe i kanë përçarë familjet kosovare. Sepse për LDK-në, ruajtjen dhe besimin në familje, atdhe e Zot, e kemi të shenjtë.
Duke qenë se dhjetori është i yni, vetëm 5 ditë pas themelimit të LDK-së, kërkojmë mbështetjen tuaj masive që 28 dhjetorin ta bëjmë ditë manifestimi e feste, me besim e dashni. Për të qenë gardianë të projekteve zhvillimore të Gjilanit e Anamoravës në Kuvendin e Republikës.
Besimin tuaj, do t’ua kthejmë veç me dashni e punë të hajrit për Gjilanin. Ju falënderoj prej fundit të zemrës për këtë përkrahje të jashtëzakonshme. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!
#LutfiHaziri5
#ArberIsmajli28
#ValentinaBunjakuRexhepi32
#RexhepKadriu52
#XhylijeIbrahimi93
#BesimGuda98
#AferditaBalajAjdini99
#LDK123
#ZgjidhShpresen

