Kryeministri Ramush Haradinaj mbrëmë një një intervistë e ka quajtuar shakaxhi Lutfi Hazirin, i cili sipas tij, cështjen e Luginën e Preshevës e përdorë vetëm për qëllime elektorale.
Sot, Haziri i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ka ardh koha që çështja e Luginës të zgjidhet por, sipas tij, vendin ëhstë duke e udhëhequr koalicioni i frikacakëve.
“Luta është një shakaxhi, për të marrë votat e preshevarëve me Anamoravë. Ai e mbanë gjallë këtë temë në vazhdimësi vetëm për qëllime elektorale”, ka deklaruar Haradinaj mbrënë
Sot, ka ardhur reagimi i Hazirit ndaj Haradinajt, i cili ka thënë se ka ardhur koha që të zgjidhet cështja e Luginës së Preshevës.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Hazirit.
Në vend të reagimit per kryeministrin Haradinaj
Kam besu që proceset e rënda politike nuk i përkthen në hajgare, sikur që kam besu që janë përgjegjësi e madhe dhe duhet unitet e koncensus i gjerë politik. Lindja e Kosovës dhe komunat e saj që mbetën “brenda” Serbisë, kërkojnë zgjidhje politike.
Ka katër vite qe ju kam paralajmëruar për këtë dhe kam paraqitur opsion të përgjeshëm politik. Ish kryeministri Thaçi e quajti të rrezikshëm atëherë. Tash ju po e quani hajgare e punë votash.
Për ju ështe edhe e rrezikshme, edhe hajgare, e edhe punë votash. Por, për mua është vetëm borxh politik dhe padrejtësi historike mos me e zgjidhë këtë proces. Koha ka ardhë.
Por, fatkeqësisht, ‘koalicioni i vendimeve të mëdha’ dhe frikacakëve po udhëheq. Nëse është kështu puna e hajgarexhive!