Pas subvencionimit në sport, kulturë e bursat për studentët, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, jam i lumtur që u votua nga shumica nisma jonë për subvencionimin e transportuesve publikë të prekur nga pandemia, sikurse edhe Buxheti për vitin fiskal 2022 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2023-2024.
Po ashtu, ajo më kryesorja, i jam falënderues asamblistëve të Gjilanit, të cilët e miratuan Planin Zhvillimor Komunal 2021 – 2029 për Gjilanin Europian.
Për fund, një falemnderim shkon për të gjithë këshilltarët e pozitës dhe opozitës së kësaj legjislature për punën 4 vjeçare, debatin, angazhimin dhe vendimmarrjen për qytetarët e Gjilanit!