Mbështetje të fuqishme i kanë dhënë fermerët e Gjilanit kandidatëve të LDK-së për deputetë, në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kryetari i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se fermerët, bashkë me kompanitë agro-përpunuese, me punën e madhe i dhanë dimension zhvillimit ekonomik të Gjilanit.
“Të nderuar që sot e morëm mbështetjen kaq të madhe nga familjet bujqësore. Këta njerëz i mbajnë familjet nga duart e tyre dhe në këtë mënyrë zhvillohet shteti. Kemi ndërtuar partneritet me familjet bujqësore në shtatë vitet e fundit dhe iu kemi bërë krahë atyre, duke ua lehtësuar punën përmes subvencioneve. Me këta kandidatë të LDK-së, do të bëhemi më të fortë në Kuvendin e Republikës sepse do të jenë zëri i fuqishëm edhe i fermerëve. Faleminderit shumë. Kam me mbetë gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë Haziri.
Në emër të kandidatëve ka folur Ramiz Ramadani, i cili tha se ndjehet krenar që me mbështetjen e kryetarit Lutfi Haziri, gjashtë shtatë viteve të qeverisjes lokale kanë subvencionuar bujqit qind për qind, përfshirë të gjithë sektorët, të mbjellat vjeshtore e pranverore, blegtorinë, perimtarinë, pemëtarinë etj.
Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:
Lirije Kajtazi – 6
Imet Rrahmani – 20
Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21
Faton Bislimi – 43
Ramiz Ramadani – 80
Ajet Avdyli – 83