Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë e me ekipin e tij ka vizituar kompaninë e taksive Shaqa, ku është pritur nga Haki Shaqiri.
Pronari i këtij biznesi, Haki Shaqiri, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, bashkëpunimin dhe respektin e treguar gjithmonë ndaj kompanisë së tij.
Kryetari Haziri tha se kompania e taksive Shaqa, është storie e suksesit në Gjilan, duke shtuar se pas finalizmit të projekteve të mëdha infrastrukturore, u është lehtësuar shumë operimi.
“Kënaqësi me e vizitu kompaninë e taksive Shaqa, e cila është storie e suksesit të kompanive private në Gjilan. Me projektet e realizuara infrastrukturore, kemi krijuar mundësi më të mëdha të operimit të suksesshëm të kësaj dhe kompanive tjera. E përgëzoj pronarin, Haki Shaqiri, për sukseset dhe gjenerimin e vendeve të punës. Ju falëmnderit për besim. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Ndryshe, kompania Shaqa ka të punësuar më shumë se 130 punëtorë.
(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)