Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, me numrin 4, ka vlerësuar lart suksesin e dy bizneseve familjare nga Gjilani: fabrikën për përpunimin e metaleve “RB Metal” dhe fabrikën për grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore aromatike “Natyra” në Stanishor.
Të dyja këto biznese, të ngritura nga zeroja, janë shembull i punës dhe përkushtimit, duke kontribuar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik të rajonit.
Haziri ka premtuar mbështetje maksimale për këto dhe bizneset e tjera vendore në kuadër të qeverisjes së LDK-së.
Statusi i plotë:
Fabrika për përpunimin e metaleve “RB Metal” në Gjilan dhe fabrika për grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekuese aromatike “Natyra” në Stanishor, janë biznese familjare të sukseshme.
Kanë filluar prej zeros dhe kanë arritur te operojnë suksesshëm duke krijuar vende pune.
Kanë nevojë për dorën e shtetit, dhe në kuadër të qeverisjes së LDK-së, zotohemi për mbështetje maksimale për operim sa më të suksesshëm.
Ju përgëzojmë për sukseset e mëdha dhe për gjenerimin e shumë vendeve të reja të punës!
Dashnia po shpëton Gjilanin, Anamoravën dhe tanë Kosovën, me ndryshimin e madh që po vjen më 9 shkurt!