Në Gjilan sonte është organizuar një gala mbrëmje humanitare, ku qëllimi kryesor ka qenë mbledhja e fondeve për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Shqipëri.
Ndërkaq, në të njëjtën mbrëmje janë tubuar hiç më pak se 100 mijë euro, meritë kjo e njerëzve vullnetmirë.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook” konfirmoi faktin se të pranishmit solidarë kanë premtuar më se 100 mijë euro, që do të shkojnë në ndihmë të vëllezërve tanë në Shqipëri.
Më poshtë postimi i plotë i Hazirit: