Kandidati për deputet nga LDK me numër 4, Lutfi Haziri, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e fuqishme nga lagjja urbane “Xhamia e Vogël” në Gjilan.
Ai e ka cilësuar këtë përkrahje si një “kryengritje politike”, e cila dëshmon se dashuria dhe besimi qytetar po e shpëton Gjilanin, Anamoravën dhe gjithë Kosovën.
Haziri thekson se kjo mbështetje i motivon edhe më shumë për të qenë të përkushtuar në zhvillimin e projekteve madhore për rajonin.