Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kujtuar 11 Marsin si një moment historik për shqiptarët, duke e cilësuar këtë ditë si shpërthimin e pakënaqësisë dhe artikulimin e kërkesës për Republikë.
Në një shkrim të tij, Haziri thekson se kjo ditë shënon edhe 35 vjetorin e angazhimit të tij politik, që nisi me Këshillin inicues të Lidhjes së Rinisë Demokratike, duke e lidhur rrugëtimin e tij me LDK-në dhe përpjekjet për liri, pavarësi e bashkim.
Statusi i plotë:
11 marsi shënon shpërthimin e pakënaqësisë së shqiptarëve, dita kur rinia e qytetarët shqiptarë artikuluan kërkesën për Republikë.
Kjo ditë shënon edhe 35 vjetorin e angazhimit tim në rrugën e lirisë, pavarësisë e bashkimit, që, po ashtu, u ndikua nga ngjarjet e 11 marsit.
Me LDK-në plot 35 vjet që prej Këshillit inicues të Lidhjes së Rinisë Demokratike.