Pas sulmeve të njëpasnjëshme të një partie opozitare në Gjilan, në vend të reagimit, kryetari i Degës së LDK’së, Lutfi Haziri, ka bërë një sqarim për qytetarët.
“Në vend të reagimit, pas disa komunikatave të fundit të një partie politike në Gjilan, e cila ka mbetur veç në këtë nivel të këtyre ragimeve (nuk po jau çelë derën kurrkush), paska shkarravitë edhe i pandehuri për krim të organizuar, i cili atë parti e ka shndërruar në ‘parti të të pandehurve’. Merreni me mend, po moralizon i pandehuri për krim të organuizuar!
Më vjen shumë keq që ai person i ka marrë n’qafë edhe zyrtarët komunal, duke i futur në valle pa dashjen e tyre. Më vjen keq, poashtu, edhe për qytetarët/simpatizantët e kësaj partie, të cilët nuk e kanë ditur se kush po i udhëheq.
Ne e kemi gjetë ku e ka vendin shpella “Alibaba…” në regjionin e Anamoravës. Ajo shpellë gjendet te ish-Komiteti’, thuhet në sqarimin e kryetarit Haziri.
08.06.2017 Saranda Bllaca – zëdhënëse
Gjilan