Lutfi Haziri, kandidati për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për besimin e madh që qytetarët e Arbërisë dhe të tjerë kanë dhënë ndaj tij dhe listës së LDK-së.
Ai thekson se kur qytetarët e Arbërisë mobilizohen, LDK ka triumfuar gjithmonë në mënyrë plebishitare.
Haziri premton se ky besim do të përkthehet në përgjegjësi të madhe dhe angazhim të palodhshëm për të sjellë shpresë dhe dinjitet për Arbërinë, Gjilanin, Anamoravën dhe gjithë Republikën.
Statusi i plotë:
Kur qytetarët e Arbërisë çohen në këmbë, LDK ka triumfuar gjithmonë në formë plebishitare.
Faleminderit deri në përulje për këtë besim të madh ndaj meje dhe listës së LDK-së, të cilin do ta përkthejmë me përgjegjësi shumë të madhe në punë.
Me besim në Zot, atdhe e familje, Arbërisë, Gjilanit, Anamoravë e Republikës, do t’ia kthejmë shpresën e dinjitetin!
Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!