Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka vlerësuar procesin zgjedhor të partisë, duke theksuar se LDK-ja ka pasur gjithmonë “zot shtëpie” dhe ka vendosur rend në politikë.
Sipas tij, kjo kulturë politike e ka sjellë Lumir Abdixhikun në krye të partisë, duke e udhëhequr me stabilitet dhe vizion.
Haziri tha se LDK organizoi një parafushatë dhe fushatë shembullore, duke vendosur një standard të ri në politikë. Ai nënvizoi se pa këtë parti, proceset politike në vend as nuk nisin dhe as nuk përmbyllen, ndërsa bëri thirrje për durim në fazën paszgjedhore.
Statusi i plotë:
LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie.
Ky rend shtëpie dhe kultura jonë politike e solli Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së, i cili e mban rendin e shtëpisë.
LDK, me Lumirin në këtë proces, organizoi parafushatë të jashtëzakonshme, proces fushate shembull dhe solli në ditën e zgjedhjeve standard të ri në politikë.
Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese.
LDK respekton vullnetin qytetar dhe në mënyrë të përgjegjshme e pret Kryetarin e saj me na udhëheq në pjesën e tretë të zgjedhjeve, atë paszgjedhore.
Koha për durim!