Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka shprehur mirënjohjen dhe entuziazmin për përkrahjen e jashtëzakonshme të banorëve të Livoçit të Ulët, Livoçit të Epërm dhe Blinajës gjatë dy tubimeve madhështore të mbajtura në këto zona.
Ai theksoi rëndësinë e investimeve të realizuara nga qeverisja e LDK-së, të cilat kanë transformuar këto vendbanime në paralagje moderne të qytetit, duke garantuar zhvillim dhe mirëqenie për banorët.
Përmes kësaj përkrahjeje, Haziri u zotua të vazhdojë angazhimin për projekte zhvillimore që nderojnë këtë besim dhe kontribuojnë në mirëqenien e komunitetit.