Nëndega Qendra dhe lagjet që gravitojnë në këtë pjesë të Gjilanit, i kanë bërë pritje madhështore pesë kandidatëve të LDK-së për deputetë në Kuvendin e Republikës, për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ata janë shprehur njëzëri se janë mobilizuar më shumë se kurrë për ta mbështetur masivisht listën e LDK-së nga Gjilani, më 14 shkurt.
Kryetari i Degës LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar në nivel qendror. Lutfi Haziri, ka thënë se mbështetja e tri gjeneratave për kandidatët tanë, tregon vlerën dhe madhështinë e LDK-së.
“E veçanta e takimeve me elektoratin është se shpesh prezentë janë tri gjenerata, votues tradicional të LDK-së sonë. Gjyshi, babai dhe vajza. Kështu është kudo që po shkojmë dhe kjo tregon vlerën dhe madhështinë e LDK-së. Deputetët tanë duhet të jenë patjetër në Kuvend sepse do të jenë gardianë të ruajtjes së projekteve të Gjilanit. Ju falëmnderit shumë për këtë përkrahje të Qendrës së Gjilanit dhe lagjeve që gravitojnë në këtë pjesë. Vazhdojmë takimet me lagjet e vjetra të qytetit”, ka thënë Haziri.
Pesë kandidatët për deputetë të LDK-së nga Gjilani kanë falënderuar qytetarët për këtë mbështetje, duke u zotuar se do të jenë zë i fuqishëm për projektet e Gjilanit në Kuvend të Republikës.
Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:
Lirije Kajtazi – 6
Imet Rrahmani – 20
Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21
Faton Bislimi – 43
Ramiz Ramadani – 80