Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, me numrin 4 në listë, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e fuqishme të grave të Gjilanit gjatë Konventës së Forumit të Gruas.
Sipas tij, kjo pjesëmarrje masive dhe përkrahja e palëkundur për kryeministrin e ardhshëm, Lumir Abdixhiku, dhe listën e LDK-së, janë një motiv shtesë për të vazhduar punën me përgjegjësi të plotë.
Haziri u zotua se do të mbetet gjithmonë në shërbim të qytetarëve, duke falënderuar gratë e Gjilanit për mbështetjen e tyre plebishitare.
Statusi i plotë:
Motivim. Mijëra zonja e zonjusha në Konventën e Forumit të Gruas Gjilan.
Kjo mbështetje e fuqishme ndaj kyeministrit në ardhje, Lumir Abdixhiku dhe listës së LDK-së, na ka dhënë motiv edhe më të madh dhe na bënë edhe më të përgjegjshëm në punë.
Ju falënderoj deri në përulje për këtë mbështjetje plebishitare grave të Gjilanit.
Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!