Anamorava e Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit, Hasan Alisë e Agim Ramadanit, më 12 tetor do t’ia jap krejt dashninë LDK-së, partisë së besës dhe shpresës për qytetarët.
Uniteti i plotë i strukturave të LDK-së, ku të gjitha gjeneratat janë bërë bashkë, dhe mbështetja e jashtëzakonshme përtej partisë, janë garancë e fitorës sonë plebishitare, kur kanë mbetur vetëm edhe 14 ditë deri në ditën e zgjedhjeve.
Arbëri në Gjilan, Sokoli në Viti, prof. Shaipi në Kamenicë, Bajrushi në Novobërdë dhe Përparimi, bartës i listës në Kllokot, janë udhëheqësit kredibilë dhe shpresa e besimi për ne.
Qytetarët e Anamoravës refuzojnë të identifikohen me depresion ekonomik e politik, refuzojnë të ecin në terr politik.
#GjilaniPertejpl
#VitiaPertej
#KamenicaPertej
#NovoberdaPertej
#KllokotiPertej