Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, sot mori pjesë në mbledhjen komemorative, të organizuar me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Isa Jakupi.
“Sot po i japim lamtumirën e fundit profesorit të urtë e artistit e kompozitorit të madh, Isa Jakupi. Ai gjithë jetën ia kushtoi muzikës dhe edukimit të brezave. Aktivitetin e tij nuk e ndali asnjëherë, edhe kur rrethanat ishin të vështira. Vepra e tij do të jetojë gjatë, e profesorin do ta kujtojmë përjetë për shembullin e mirë që la pas.
Prehu në paqe, profesor Isa Jakupi-, përfundoi kryetari Haziri në këtë mbledhje komemorative.