Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se pas 18 muajve Kosova mund të ballafaqohet me mungesë të ujit të pijshëm.
Ai tha se duhet të reagojë organi qeveritar për gjetjen e burimeve të ujit.
“Nuk është veç problemi i rrymës. Nëse nuk reagon organi qeveritar që është përgjegjës për gjetjen e burimeve të ujit, pas 18 muajsh qytetarët e Kosovës rrezikojnë të përballen me thatësi ekstreme”, ka shkruar Haziri.