Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë bashkëbisedimit me gratë mësimdhënëse, ka marrë besimin e plotë për zgjedhjet e 17 tetorit.
Në takimin e organizuar nën respektimin e masave anti-COVID-19, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK’së në Gjilan, deputetja Valentina Bunjaku – Rexhepi, tha se në qeverisjen e kryetarit Haziri, prioritet ka qenë sektori i arsimit, duke shfaqur besimin se me mbështetjen e ofruar, ky prioritet do të vazhdojë edhe në mandatin e ri.
E kryetari Haziri ka falënderuar punonjëset e arsimit për mbështetjen e ofruar, duke thënë se mbështetja përkthehet me angazhim edhe më të madh në punë.
“Takim tepër i rëndësishëm me punonjëset e arsimit. Këtë proces zgjedhor po e ndërtojmë me besim, sepse nw programin tonw, arsimi vazhdon të jetë shtyllë e parë e qeverisjes edhe në këtë mandat që po hyjmë. Shtylla e dytë është shëndetësia primare, për të vazhduar me infrastrukturën dhe zhvillimi lokal ekonomik, duke e nxjerr Gjilanin përfundimisht nga skema sociale”, tha kryetari Haziri.
“Çerdhja në Arbëri është duke e u ndërtuar dhe po planifikojmë ndërtimin e çerdhes “Ardhmëria”, shkollën fillore në Livoç të Poshtëm dhe një shkollë në qytet. Reformat në arsim dhe reformat në shkolla profesionale do të jenë në fokus në dy vitet e ardhshme, sikurse edhe zbatimit të kurrikulës për rritjen e kualitetit për mësim-nxënie, për t’u përgatitur për mësimin gjithë-ditor”, tha kryetari Haziri.
Në këtë takim, kanë marrë pjesë në diskutim me pyetje dhe rekomandime punonjëset e arsimit, të cilat kanë marrë përgjigje nga kryetari Haziri.
Ndryshe, në takim kanë edhe kandidatët për asamble komunale nga radhët e LDK-së, Afërditë Balaj – Ajdini, Diana Toska, Gresa Avdiu, Drenushë Maloku, Mizafere Ismajli, Dritë Maliqi-Zumqe, Kadime Berisha, Amire Ismajli, Jehonë Maliqi, Meral Sadriu-Vokshi, e Teutë Suliqi.