Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë mbështetje edhe nga një lagje e Poneshit, për zgjedhjet e 17 tetorit.
Në emër të organizatorëve të këtij takimi kanë folur bashkatdhetari Imri Shala dhe kryetari i fshatit, Nexhmedin Shala, të cilët kanë konfirmuar angazhimin e të gjithëve për ta bërë fitoren e madhe të Lutës së Gjilanit.
Falënderim për ketë përkrahje që mori aty ka shprehur kryetari Haziri, i cili pohoi se kjo përkrahje përkthehet me punë edhe më të madhe në shërbim të qytetarëve.
Përkrahja e madhe që mora sot nga një lagje e Poneshit, përkthehet me punë edhe më të madhe në mandatin e ri në shërbim të qytetarëve. Falëmnderit për organizimin bashkatdhetarit tonë, Imri Shala dhe kryetarit të fshatit, Nexhmedin Shala. Falëmnderit pafund të gjithëve për besimin e madh ndaj meje dhe LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Luta Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.