Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri bashkë me kandidatin për Asamble nga LDK, Isa Musliji, kanë marrë mbështetje të plotë edhe nga një pjesë e lagjes Arbëria.
Kandidati Isa Musliji tha bashkë me qindra aktivistë e veprimtarë të LDK-së po punojnë shtëpi për shtëpi për ta bërë fitoren historike më 17 tetor.
Kryetari Haziri tha se kjo mbështetje që mori nga kjo pjesë e lagjes Arbëria e vlerëson lartë, duke thënë se kjo është dëshmi e madhe se fitorja do të kryhet me të parën më 17 tetor.
“Falëmnderit banorëve të një pjese të lagjes Arbëria për përkrahjen e plotë ndaj meje dhe LDK-së. Kjo është dëshmi e madhe se fitorja do të kryhet me të parën më 17 tetor. Pas investimeve të mëdha në infrastrukturë, përfshirë ndërtimin e rrjetit e ri të kanalizimit, ujësjellësit e më pas asfaltimin dhe ndriçimin, në vitin e parë të mandatit të ri do ta bëjmë edhe kanalizimin atmosferik në rrugën kryesore. Ju falëmnderit nga zemra. Do të mbetem gjithmonë, Luta Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
#LDK160 #LDKGjilan
(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)