Lutfi Haziri ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u renditur ndër pesë kandidatët më të votuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në nivel vendi.
Ai është deputeti i parë nga Anamorava që ka siguruar këtë përfaqësim të fuqishëm vetëm me votat e qytetarëve të Gjilanit, Kamenicës dhe Artanës.
Besimi i madh që ka marrë Haziri konfirmon lidhjen e tij të fortë me elektoratin në rajonin e Anamoravës, duke e bërë atë një prej figurave kyçe të LDK-së në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës. Ky rezultat e rikthen atë fuqishëm në skenën politike si një zë i rëndësishëm për qytetarët e kësaj zone.
Renditja e tij mes pesë më të votuarve të LDK-së në gjithë Kosovën tregon jo vetëm mbështetjen e tij të madhe në Anamoravë, por edhe ndikimin e vazhdueshëm në politikën kombëtare.