Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me ftesë të UNICEF, po merr pjesë në konferencën Mayors for Children e cila po mbahet në Athinë.
Në këtë konferencë po marrin pjesë kryetarët e komunave nga regjioni në mbështetje të fëmijëve dhe të drejtave të tyre, ndërkaq Komuna e Gjilanit po përfaqësohet nga Lutfi Haziri, duke sjellë shembullin e organizimit, mbrojtjes dhe integrimet e fëmijëve me nevoja të veçanta.
“Gjilani është zgjedhur si komunë për implementim të programit të UNICEF për trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Ne po punojmë në integrimin e fëmijëve në shkolla, përmes ndihmës që ofron sektori i arsimit dhe mirëqenies sociale, në mënyrë që të integrohen që në fëmijërinë e hershme.
Qëllimi ynë është që fëmijët me nevoja të veçanta të ndihen dhe të jetojnë të barabartë në shoqëri”, ka thënë, ndër të tjera, kryetari Haziri.
Në kuadër të bashkëpunit me UNICEF, Komuna e Gjilanit ka bërë një hulumtim për gjendjen e deritanishme të fëmijëve me nevoja të veçanta e fëmijët e braktisur, ku përfshihen statistika lidhur me ofrimin e asistencës nga Komuna për këta fëmijë, në bashkëpunim me akterët lokal.
Takimet kanë filluar në sallën e qytetit të Athinës në pritje nga kryetari, Koskas Bakoyannis, i cili është bashkëorganizator i kësaj iniciative të kryetarëve të regjionit me UNICEF.
Përndryshe, në kuadër të përkujdesjes për fëmijët, Komuna e Gjilanit ka të punësuar tetë mësimdhënës mbështetesës, gjashtë edukatore mbështetëse, një interprete të gjuhës së shenjave, sikurse që e ka funksionale ekipin për vlerësimin pegagopgjik për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.