Investimi në rrugën e Kumanovë në Gjilan është përmendur disa here në fushata elektorale dhe jo vetëm por rruga e njohur si ruga e Kumanovës tash e disa vite nuk është asfaltuar dhe kjo zvarritje po I shqetëson banorët sipas tyre rruga kryesore dhe të gjitha rrugicat që lidhen me të po krijojnë vështërsi në qarkullim e automjeteve dhe njerzëve pa marrë parasyshë se në këtë pjesë të qytetit gjenden mbi 300 shtëpi.
Ndonse rrugë periferike ajo ka një rëndësi të madhe në komunikacion në qytet lidhje me rrugën e Kumanovës por edhe për banorët e shumtë të cilët kanë zgjedhur periferin e qytetit për vendbanim.
Ndërsa kryetari I Gjilanit Lutfi Haziri në konferencën e fundit për gazetarë ai tha se kjo rrugë është prioriteti I 4-të në investimet e mëdha rrugore.
Ai më tutje tha se kjo rrugë kushtonë hiq më pak se 3.000.000 euro dhe kjo rrugë ka nevojë për të ja rregulluar infrastrukturën nën tokësore pjesët më të mëdha të lagjes sepse ne mund ta shtrojmë një rrugë në fushata dhe për fushata zgjedhore kur ato janë por un nuk I favoziroj këto mënyra të investimeve, është rrugë e cila ka nevojë investim sistemorë duke rregulluar infrastrukturën nën tokësore në radhë të pare mandej ndërtimi I rrugës I trotuarit I ndriqimitë dhe koridori më I madhë do të jetë lidhja më e madhe e Gjilanit për këtë zone sepse në do të bëjmë bajpasë mes rrugës së Kumanovës dhe rrugës së Ferizajit e cila është një gjysmë unaze e cila shkarkon trafikun nga qendra e qytetit në të ardhmen, kjo është qëllimi dhe projeksioni kryesorë.
Mundem të bisedojmë për prioritet pse nuk është shtruar e para por mund ta pranojmë se mund të jetë gabim në vlersimë rruga e Kumanovës e ka meritu dhe është dashtë të jetë prioritet numër 1 të fillohet nga ajo rrugë, por tashtë kemi filluar dhe unë besoj që edhe pak durim ata banorë duhet të kenë sepse ajo rrugë do të përfundohet.