Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar të enjten kontrata për projekte infrastrukturore, në shumën prej 5.6 milionë euro.
Në prezencën e përfaqësueve të lagjeve dhe fshatrave, kreu i Gjilanit ka nënshkruar këto kontrata:
Ndërtimi i rrugës “Skifer Arifi”
Ndërtimi i rrugës “7 Shtatori”
Ndërtimi i rrugëve në fshatin Malishevë e Epërme
Ndërtimi i Rrugës së Komanovës
Ndërtimi i rrugës Dobërçan-Pogragjë dhe rrugicave në Dobërçan, përfshirë edhe Lagjen e Talavitëve
Ndërtimi i rrugëve Dobërçan-Stublinë dhe rrugicave në Stublinë dhe
Ndërtimi i rrugëve “Hasan Mekuli” dhe “Kadri Osmani” (ish-rruga “Enver Miftari”)
Punimet në ndërtim të këtyre projekteve do të nisin menjëherë pas nënshkrimit të këtyre kontratave nga ana e të parit të Gjilanit, Lutfi Haziri.