Me dhembje të madhe e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të regjisorit të mirënjohur kosovar, Nuhi Matoshi.
Nuhi Matoshi do mbahet në mend për kontributin e jashtëzakonshëm në sferën e regjisë në RTP, por edhe në projekte të shumta filmike e teatrale, duke kontribuar në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave artistike.
Për të nderuar jetën dhe veprën e tij, Komuna e Gjilanit organizon të mërkurën mbledhje komemorative në ora 11:00, në
teatrin e qytetit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, miqve dhe farefisit. Lamtumirë, miku im!