Me rastin e ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-zyrtarit komunal të Gjilanit, Nebi Hasani, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Hasani.
E nderuara familje Hasani,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-zyrtarit të gjendjes civile në Gjilan, Nebi Hasani.
Nebi Hasani dha kontribut të jashtëzakonshëm gjatë punës së tij 40 vjeçare, duke dhënë shërbime profesionale ndaj qytetarëve e duke punuar me nder e përkushtim të madh.
Ai, po ashtu, do të kujtohet gjithmonë se njeriu i cili vuri bazat e gjendjes civile menjëherë pas luftës.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hasani, shokët, kolegët e farefisin.
Lamtumirë, miku im!