Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri buzëqeshi kur u pyet se a do të kandidojë për kryetar të Gjilanit nga radhët e partisë së tij.
Haziri tha se këtë javë kanë filluar debatin e brendshëm për kandidaturën për kryetar të komunës, ndërsa shton se ai është eksponenti kryesor i partisë së tij në Gjilan.
“Niher kom fol para vakti, mo nuk flas kurrë. Përderisa jam udhëheqës i degës atje dhe udhëheqës për atë rajon unë e kom për obligim mos me leju procesin me u laku ndryshe, unë mbetem eksponenti kryesor në Gjilan. Këtë javë ne kemi hyrë në debatin e brendshëm për kandidaturën për kryetar të komunës”, tha ai në T7.