Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri duke folur për vrasjen e rëndë që ka ndodhur në famljen Ballaca në këtë qytet, nuk i ka përmbajtur lotët.
Haziri tha se kjo familje ka qenë shumë e dashur dhe shumë e respektuar në Gjilan. Ai tha se është një familje atdhetare dhe që kurrë nuk ka pasur probleme,
“Familja Bllaca ka qenë një familje e respektueshme, atdhetare dhe shumë e respektuar në qytetin tonë”, tha Haziri mes lotësh.
Tutje, Haziri tha se do të ketë ditë zie në Gjilan për nder të kësaj familjeje.
“Ne do t’i koordinojmë krejt aktivitetet tradicionalisht, do të ketë ditë zie për familjen Bllaca”, tha Haziri.
Kujtojmë, që një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Gjilan, ku një grua, pjesëtare e Policisë së Kosovës ka vrarë prindërit e saj, dy vëllezërit dhe në fund veten./gazetametro/