Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, me numër 4, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët e Anamoravës.
Pas vizitave në Koretin dhe Karaqevë, ai është pritur masivisht edhe në Pasjak, ku ka shprehur falënderim të veçantë për mikpritjen dhe organizimin.
Haziri theksoi rëndësinë e bashkimit për të shpëtuar Gjilanin, Anamoravën dhe tërë Kosovën, duke vlerësuar kontributin e drejtuesve lokalë dhe të ish-kryetarit të LDK-së, prof. dr. Shaip Surdulli.
Statusi i plotë:
Pas Koretinit e Karaqevës, sonte na mirëpriti masivisht edhe Pasjaku.
Kështu bashkë, dashnia do ta shpëtojë Gjilanin, Anamoravën e tanë Kosovën.
Falënderim deri në përulje banorëve të respektuar të këtyre fshatrave. Faleminderit për organizimet e pritjen e ngrohtë, prof. dr. Shaip Surdulli, ish-kryetar shumëvjeçar i LDK-së, dhe kryetarët aktualë të degëvë në Novobërdë e Kamenicë, Bajrush Ymeri, përkatësisht Jeton Biqkaj.
Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!